Bilanci: 41 viktima nga tërmeti, vijojnë kërkimet edhe për 15 persona

Ka shkuar në 41 numri i viktimave të cilët humbën jetën në tërmetin apokaliptik që goditi vendin mëngjesin e hershëm të së martës.

Më shumë se 48 orë nga tërmeti i fuqishëm vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 15 personave në Durrës.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 4 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, te Kryqi i Kuq, hotel Mira Mare dhe tek ‘2 Gjelat’.

Ndërsa kërkimet kanë pushuar në Thumanë, pasi nuk ka më njerëz nën rrënoja.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se sot nisen nga Kosova edhe disa pjesëtarë të tjerë të FSK-së për të ndihmuar në sanimin e gjendjes pas tërmetit të fuqishëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme