Bilanci i sulmit në Amerikë: Të paktën 22 persona të vrarë nga të shtënat, më shumë se 50 të plagosur

Të paktën 22 persona u vranë dhe të paktën 50 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në qytetin Lewiston në shtetin amerikan të Maine. Vrasësi është në arrati dhe shërbime të shumta janë në kërkim të tij.

Maine ndodhet në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, afër Nju Jorkut dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin ka publikuar dy foto të një të dyshuari që mbante një pushkë.

Të shtënat kanë ndodhur në tre ndërtesa të ndryshme, duke përfshirë një restorant.

Thuhet se sulmuesi është 40-vjeçari Robert Card, sepse policia e ka etiketuar atë si “person me interes” dhe ka thënë se ai duhet të konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Policia e Maine thotë se i dyshuari për të shtënat masive është një instruktor i armëve të zjarrit, i cili kohët e fundit mori trajtim në një institucion të shëndetit mendor. Ai u trajnua nga ushtria dhe së fundi u dërgua në një institucion për të marrë ndihmën e duhur për problemet e tij mendore.

Një buletin i policisë tha se Card raportoi se kishte dëgjuar “zëra” dhe kishte kërcënuar se do të qëllonte një bazë stërvitore të ushtrisë në Saco, Maine.

Banorëve të qytetit, i dyti më i madh në Maine, iu tha të evakuoheshin.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është i vetëdijshëm për situatën dhe do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme