Bilcik i tregon qartë Serbisë: Anëtarësimi i juaj në BE varet nga Kosova

Raportuesi për Serbinë në Paralamentin Evropian, Vladimir Bilcik ka thënë se çështja kryesore e Serbisë për anëtarësimin e saj në Bashkimi Europian mbetet Kosova, transmeton Gazeta Metro.


Sllovaki Bilcik tha se do të jetë një person i drejtë dhe i hapur t’i tregon Serbisë për hapat dhe çështjet që duhet të përfundon për integrimin e saj në BE.

Po ashtu çështja e Kosovës do të jetë dhe mbetet një nga arsyet kryesore që do të varet anëtarësimi i Serbisë në BE.

“Kjo është arsyeja pse unë po them se ne kemi nevojë për përparim, ne kemi nevojë për të zhbllokuar negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës…nëse zgjerimi i BE është qëllimi përfundimtar, atëherë ai duhet të jetë i mundur”, tha Bilcik për N1, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se edhe dy shtetet e fuqishme të Evropës, Gjermania dhe Franca i kanë treguara Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vucic se hyrja e Serbisë në BE varet nga çështja e Kosovës, duke thënë se pa arritjen e një marrëveshje nuk mund të bëhet asgjë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme