Në çdo shtet demokratik ekziston Kushtetuta e cila duhet të respektohet, ka porositur ish-ministri suedez për Punë të Jashtme, Carl Bildt, pas takimit në selinë e LSDM-së.
Ai ka thënë se në misionin e tij kalues me organizatën panevropiane është të mbledh informacione të cilat do t’u kumtohen liderëve evropian.
Pas takimit në LSDM, Bildt ka shkuar në Reçicë të Vogël me udhëheqësinë e BDI-së, kurse më pas do të vijojnë takimet me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe të Lëvizjes Besa.
Deklarata e diplomatit suedez vjen pas refuzimit të presidentit Gjorgje Ivanov për ti dhënë mandatin shumicës parlamentare, obglim ky kushtetues i kreut shtetëror.