Bileta Beograd-Prishtinë do të kushtojë 1 600 dinarë

Si përgjigje do të kemi reciprocitetin nëse trenit i ndalohet hyrja në Kosovë, treni nuk duhet ndaluar pasiqë është pjesë e të drejtës së lirisë së lëvizjes dhe pjesë e marrveshjes në Bruksel ka thënë sot Marko Gjuriq.

Sipas tij, vija krijohet me kërkesë të shumë qytetarëve dhe studentët që duan të jenë të lidhur më mirë me Beograd, Kragujevc dhe vende të tjera në Shumadi dhe Serbisë qendrore.

Bileta vajtje-ardhje nga Beogradi për në Prishtinë do të kushtojë rreth 1600 dinar,derisa qmimi i nje bilete autobusi eshte rreth 2800 dinar.

Sakte.net ka shfletuar faqen  e Qeverisë së Serbisë  në të cilen thuhet se qakullimi  i  trenit do të bëhet  rregullisht, anipse tash për tash  nisë të jetë si promovuese e vlerave.

Nga 20 janari 2017 deri më 26 shkurt që i bije përafersisht më shumë se një muaj kjo linjë mbetet  promovuese, më pas do të lëshohet si linjë e rregullt, shkruan në webfaqen e Qeverisë së Serbis .transmeton Sakte.net

Treni fillimisht do të lëvizë në relacionin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë./Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme