Bilibani pas triumfit të “Pa Vend”: Çmimet janë dëshmi e sukseseve të kinematografisë shqiptare

Producenti i filmit “Pa Vend”, Eroll Bilibani, sot në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, ka treguar se si e kanë përjetuar momentin kur kanë kuptuar për çmimet që i fitoi “Pa Vend”.

Ai tutje tha se këto çmime janë dëshmi e sukseseve të kinematografisë shqiptare.

Bilibani falënderoi të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin e “Pa Vend” drejt festivaleve ndërkombëtare të filmit.

“Pa Vend” është me regji të Samir Karahodës. Gjithçka filloi nga një përpjekje për të treguar rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë.

Ky rrëfim i tyre e inspiroi regjisorin Karahoda që ta trajtojë këtë temë nëpërmjet filmit duke i angazhuar protagonistët e njejtë të rikrijojnë skenat ashtu siç kanë ndodhur në vitet e pasluftës./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme