Bill Gates do ta dhurojë pasurinë

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Është njeriu më i pasur në botë, pasuri që duket se nuk do t’ua kalojë fëmijëve të tij, të paktën jo një pjesë të madhe të saj.

Bill Gates njihet si një ndër njerëzit që kontribuon më shumë për bamirësi. Këtë e ka treguar përmes fondacionit që ka me bashkëshorten e vet dhe e përforcon me deklaratën e bërë së fundmi, ku tha se pjesën më të madhe të pasurisë nuk do ta trashëgojë tek fëmijët e tij.

Njeriu më i pasur në botë, sipas Forbes, thotë se për vendimin e kanë mirëkuptuar fëmijët e tij.

“Fëmijët tanë do të kenë një edukim të mirë dhe mjaftueshëm para që të mos kenë vështirësi ekonomike për të ndërtuar jetën e vet. Ata e mirëkuptojnë dhe mbështesin vendimin tonë”, deklaroi ai për “This Morning Today”.

Gates jep edhe arsyet e këtij vendimi.

“T’u lësh fëmijëve një pasuri të tillë nuk do të thotë t’u bësh nder, përkundrazi, do t’u shkatërronte jetën. Do të shkatërronte gjithçka që ata do të dëshironin të bënin në jetën e tyre në përpjekjen për të ndërtuar një karrierë, ndaj këto para do të shkojnë për të ndihmuar më të varfërit. Ata vetë i kanë parë projektet tona për këtë kategori të shoqërisë dhe na mbështesin për këtë”, arsyetoi ai.

Bill dhe Melinda Gates kanë tre fëmijë. Më e madhja është Jennifer, 20 vjeç, që ndodhet në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e Standfrondit, Rory dhe Phoebe, përkatësisht 17 dhe 14 vjeç jetojnë ende me prindërit e tyre dhe ndjekin studimet në gjimnaz./t.ch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme