Bima që pastron mushkëritë

Nëse keni marrë ftohje apo ju ka zënë virusi, por nuk ju ndihmojnë shurupet, përpiquni që të zgjidhni problemin me pije natyrore.

Nëse jeni ftohur apo ju ka zënë virusi, ndërsa keni një kollë të fortë dhe të vazhdueshëm, e nuk ju ndihmojnë shurupet, përpiquni që të zgjidhni problemin me pije natyrore. Çaji i bërë nga dafina, sipas këshillave nga ekspertët, është balsam për këto vuajtje.

Ju duhen tri deri në katër gjethe të thata të kësaj bime mesdhetare (mund të blihet në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm). Duhet që t’i imtësoni mirë, pastaj i hidhni në dy decilitra ujë, nxejeni dersia të vlojë e pastaj zvogëloni temperaturën dhe lëreni që të zihet për dhjetë minuta.

Hiqni atë nga shporeti dhe pas një gjysëm ore e shtrydhni dhe kulloni. Lëngut të kulluar mund t’i shtoni mjaltë ose limon për shije më të këndshme. Çajin e bërë kështu pijeni ngadalë, tri herë në ditë./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme