BIRN: Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion

Qindra profile nga Vietnami dhe vende të tjera të Azisë u angazhuan live në faqen e tij në Facebook, gjatë transmetimit të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionion Opinion, duke bërë komente automatike dhe reagime që shprehin zemërim. 

BIRN

 Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”.

“Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, Arlind Qori”, shkroi Ngô Thương, nga Vietnami. Mesazh që u replikua nga dhjetëra profile të ngjashme. Në faqen e Ramës u shënuan edhe mbi 1 mijë reagime që shprehnin zemërim, po ashtu nga profile prej Vietnamit apo vendeve të tjerë të Azisë.

Megjithatë Lëvizja Bashkë mohoi kategorikisht të ishte e lidhur me sulmin dhe e cilësoi një përpjekje të kundërshtarëve për ta përbaltur atë. “Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, aq më pak të paguajmë profile të rreme. Aktivistët tanë komentojnë vetëm me profilet e tyre. Me sa duket kjo është një orvatje e kundërshtarëve tanë për të na përbaltur”, i tha BIRN Arlind Qori.

Kryeministria dhe Partia Socialiste nuk iu përgjigjen pyetjeve për koment, nëse kjo metodë e çuditshme ishte përdorur për të rritur angazhimin në videon live dhe as nuk mbajtën qëndrim në lidhje me fushatën që zgjati më shumë se një orë përgjatë intervistës.

BIRN gjeti në një investigim të mëparshëm se një skemë e tillë për të rritur angazhimin në rrjete sociale ishte e pranishme në faqen Team Edi Rama, e cila pavarësisht numrit jo domethënës të ndjekësve arrinte 1.6 milion shikues me videot e saj.

Përveç kësaj faqeje, dhjetëra të tjera të ngjashme në Facebook dhe Instagram janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme