Birraria e Shkupit, aksione ekologjike në rajonin e Ohrit

Birraria e Shkupit po zhvillon një sërë aksionesh ekologjike në rajonin e Ohrit në kuadër të platformës së saj afatgjatë për vetëdijesim shoqëror. Bëhet fjalë për vendosjen e pengesave në lumenjtë Sateska dhe Daljan në mënyrë që të ndalet rrjedhja e mbeturinave të forta në liqen. Të dy lumenjtë janë identifikuar si ndotësit më të mëdhenj të ujërave. Ambalazhi i mbledhur do të selektohet dhe riciklohet. Javët e fundit janë organizuar aksione pastrimi edhe në Ohër, Strugë dhe Dibër.

“Falë konsumatorëve të birrës “Skopsko” që morën pjesë në nismën për ndarjen e një denari nga çdo shishe qelqi të shitur të “Skopsko” dhe “Skopsko Smuth” me etiketë të veçantë, siguruam fonde për instalimin e pengesave lundruese, aksione për pastrimin e vijës së bregut, fundin e Liqenit të Ohrit, si dhe aktivitete ndërgjegjësimi. “Skopsko” si markë vazhdon të frymëzojë njerëzit të bashkohen për një të ardhme më të mirë sepse së bashku ne ndajmë përgjegjësinë për të pastruar dhe mbrojtur nga ndotja ato që janë monumente dhe krenaria jonë, natyrore dhe kulturore”, deklaroi Dushan Mitrev – Drejtor i Përgjithshëm i Birrarisë Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme