Birraria Prilepi për të tretin vit me radhë është bashkuar në nismën globale për ngritjen e vetëdijes për kujdes më të madh për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve.
Birraria Prilepi sot ka bërë një donacion në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, përmes blerjes së pajisjeve mjekësore në vlerë prej 600.000 denarë.
Drejtori gjeneral i birrarisë Sashko Samarxhioski, tha se kjo tani më është bërë pjesë thelbësore e strategjisë së tyre për përgjegjësin sociale, e cila fokusohet në ndërgjegjësimin për parandalimin e hershëm të sëmundjeve më të shpeshta të meshkujve, por edhe për shëndetin e përgjithshëm psikofizik.
“Këtë vit, në frymën e festimit të 100-vjetorit të Birrarisë Prilepi, vendosëm që donacionin ta bëjmë në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep. Kujdesi dhe solidariteti ynë për qytetin duhet të jetë shembull që kompanitë e tjera të suksesshme duhet ta ndjekin”, tha Sashko Samarxhioski, drejtor gjeneral i Birrarisë Prilepi./ Alsat.mk