Bisedimet për kodin telefonik të Kosovës, në “qorrsokak”

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 17:55

Insistimi i Serbisë që të trajtojë fushën e telekomunikacionit në Kosovë, si pjesë të pasurisë së saj, po bëhet pengesë serioze për përparime në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Pas negociatave të javës së kaluar që zgjatën pesë ditë, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi u larguan nga tavolina pas marrëveshje.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se procesi po hyn në një fazë të tensioneve, ngase pala serbe, sipas saj, nuk po shpreh gatishmëri për t’i zbatuar marrëveshjet dhe po paraqitet në negociata me kërkesa shtesë.

“Kërkesat shtesë të Serbisë ishin vetëm sa për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. Kjo, në fakt, ka rritur edhe tensionet, sepse po e dëmton dialogun dhe efektivitetin e dialogut. Marrëveshja për kodin telefonik apo marrëveshja për pavarësimin e sistemit të transmisionit energjetik të Kosovës, përkatësisht KOST-it, tani e pesë vjet është në bisedime dhe kur nuk ka zbatim nga ana e Serbisë, sigurisht që kjo ka krijuar pakënaqësi edhe në delegacionin tonë”, thotë Edita Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme