Deklaratat e Ivica Daçiqit se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca janë armiq të Serbisë, bashkë me apelin e një pjese të Kishës Ortodokse Serbe që mos hiqet dorë nga Kosova si dhe deklaratat e kryetarit të Serbisë Alaksandar Vuçiq për Kroacinë, tregojnë se Serbia s’e ka ndër mend që energjinë e vet ta përqendrojë në atë që zyrtarisht e propagandon – anëtarësimin në Bashkimin Europian, thotë kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Koha.net.
Sonja Biserko për gazetën e Beogradit “danas” ka theksuar se është e qartë se zyrtarë serbë po presin një ndryshim në planin global:
“Ende po pritet në ndryshimin e rrethanave të jashtme në të cilat Vladimir Putin e Donald Trump do të merreshin vesh për interesat e veta në Ballkan, në mënyrë që, siç dëshirohet, Serbia të mbetet nën sferën e interesit rus. Fundja për këtë spekulohej edhe në fushatën parazgjedhore të Trumpit atëherë dhe nuk kishin gdhirë kot billbordet në Serbi “Trump – Serb”, thotë Biserko.
© KOHA