“Bisha” e Donald Trump, fakte që nuk i dini për makinën më të blinduar në histori

Makina presidenciale “Cadillac One” që shoqëron Donald Trump nuk është një mjet i zakonshëm. Kjo makinë është e pajisur me funksione sulmuese dhe mbrojtëse dhe pajisje për shpëtimin e jetës

Këtu janë 10 fakte që mund të mos dini për makinën presidenciale.

1. Modeli aktual ka një motor Duramax 6.6 litërsh, V-8, super-ngarkuar me dizel. Dita e parë e shërbimit ishte më 20 janar 2009, kur çoi Presidentin Obama në një inagurim në Pensilvani.

2.”Bisha” është e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika.

3. Dyert e automjetit nuk kanë vrima çelësash. Agjentët e Shërbimit Sekret janë njerëzit e vetëm që dinë të hapin dyert e pasagjerëve të saj.

4. Ka edhe kontroll të ajrit dhe mund të mbyllet hermetikisht.

5. Makina ka granata dhe raketa, gaz lotsjellës dhe një sërë armaturash ushtarake.

6. Brenda saj gjendet rezervë edhe grupi i gjakut të Presidentit që po udhëton dhe bombul me oksigjen.

7. Ekziston një telefon i koduar dhe një sistem video interaktive, kështu që presidenti mund të mbajë konferenca gjatë udhëtimit.

8. Pjesa e poshtme e makinës e mbron atë nga bombat.

9. Dyert janë të forta dhe kanë trashësi 24 centimetra ndërsa e mbrojnë udhëtarin edhe nga sulmet kimike.

10. Makina është limuzinë e bërë në modelin e “Mercedes Maybach S 600 Pullman”.

Ekzistojnë 11 automjete identike në flotën e Shërbimit Federal të Sigurisë, nën komandën e një njësie speciale.

Sipas burime të New York Post kjo makinë kushton gati 1.5 milion dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme