Të hënën e 5 shtatorit Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës që është përgjegjës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi bashkë me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, pritet të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Klan Kosova, ka mësuar se dyshja qeveritare do ketë një seri takimesh në Bujanoc dhe Preshevë, me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e vizita në disa shkolla fillore të komunave në jug të Serbisë që banohen me shumicë nga shqiptarët.
Ndryshe për këtë vizitë akoma nuk ka konfirmim zyrtar se nëse Beogradi e ka dhënë pajtimin apo jo.
Nga zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi, kanë thënë se së shpejti dalin me detaje.
Vizita e zyrtarëve të Kosovës në Luginë , mëtohet të zhvillohet në ditën kur në Kosovë, vjen për vizitë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.