Përbërësit
2 vezë
125 gr sheqer
e grirë në rende lëvorja e një portokalli
60 ml vaj
250 gr grizë/ermik/semolina
100 gr miell kokosi
5 gr pluhur pjekurinash
sheqer pluhur
Udhëzimet
Vezët miksojini mirë. Pastaj shtoni sheqerin, vajin dhe lëvoren e portokallit të grirë në rende.
Shtoni gradualisht edhe grizën, miellin e kokosit dhe pluhurin për pjekurina.
Formoni një brumë homogjen.
Pastaj me duart e lyera me vaj, formoni toptha të vegjël.
Topthat e formuar kalojini me anën e sipërme në sheqer pluhur.
Renditini në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje.
Piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë për 10-15 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë.
Të mbyllura në një enë hermetike, këto biskota mund të qëndrojnë deri në dy javë./Embëlsira-ime/