Bislimovski: 60-70 për qind e energjisë termike do të merret nga TE-TO për të ruajtur stabilitetin e çmimeve

Shkupi dhe infrastruktura e saj me dy termocentrale pa asnjë tubacion do të mund furnizohet me ngrohje energjetike dhe nuk do të ketë asnjë problem. Le të mos përhapen thashetheme se Shkupi do të mbesë pa ngrohje elektrike, deklaroi personi i par i Komisionit Rregullativ për Energji (KRE), Marko Bislimoski, për vendosjen e tubit të ri për ngrohje nën urën e “Belasica”.

“Qëllimi i gjithë kësaj është që të merret sa më shumë energji termike nga kompania TE-TO për të ulur kostot e të gjithë sistemit. TE-TO është e rëndësishme pasi na jep energji të ngrohtë, e cila është 2 herë më e ulët nga çmimi i ngrohjeve në qytetin e Shkupit”, tha Bislimovski.

KRE insiston që ajo të jetë me sa më pak harxhime dhe beson se nuk do të kalojnë nga ai qëllim.

Bislimoski sqaroi se 60-70 për qind e energjisë termike do të merret nga TE-TO për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.

“Nuk do të lejojmë çmime shokuese” shtoi sot Bislimovski.

Për vendimin e çmimit për ngrohjen elektrike, personi i parë i KRE tha se do ta sjellin vendimin kur kenë sigurim të fortë pas vendosjes së gypave të ri nën urën “Belasicës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme