Dita e fundit e vitit 2017 ka nisur me një rritje të ndjeshme të vlerës së Bitcoin, monedhës elektronike e cila duket se do të hyjë në vitin e ardhshëm me një rritje.
Kriptomonedha është rritur me më shumë se 4% që nga ora 12.30 e pasditës, në prag të Vitit të Ri 2017, sipas të dhënave nga Markets Insider.
Vlera e saj shënonte 13,324 dollarë për monedhë, duke u rritur për më shumë se 540 dollarë në vlerë gjatë një periudhe 24 orëshe, raporton Insajderi.
Më 17 dhjetor të këtij viti, Bitcoin pati një rënie drastike të vlerës: nga rreth 19 mijë dollarë, në më pak se 12 mijë dollarë./Sakte.net