Biznesi me zjarret/ Nuk ka para për kolaudimin e helikopterëve “cougar”, po për kompaninë private të helikopterëve. Çako: Nuk e di sa do kushtojnë!

Që dje nga kjo kompani janë marrë 2 helikopterë për të ndihmuar nga ajri, ndërsa ironia është tek fakti që kjo kompani është në gjyq me Ministrinë për një kontratë të prishur para kohe, pikërisht për faktin se janë shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë.
Featured image of article: Biznesi me zjarret/ Nuk ka para për kolaudimin e helikopterëve “cougar”, po për kompaninë private të helikopterëve. Çako: Nuk e di sa do kushtojnë! Ministria e Mbrojtjes ka humbur kontrollin! Zjarret në vend po ndizen me radhë nga jugu në veri duke shënuar edhe viktimën e parë. Me vetëm një helikopter “cougar” është bërë e pamundur ruajtja e sigurisë në vend, ndaj rrethanat kanë dërguar Ministrinë t’i drejtohet një kompanie private, e cila çuditërisht është: Viva Helicopters!

Që dje nga kjo kompani janë marrë 2 helikopterë për të ndihmuar nga ajri, ndërsa ironia është tek fakti që kjo kompani është në gjyq me Ministrinë për një kontratë të prishur para kohe, pikërisht për faktin se janë shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë.

Por ndërkohë që Ministria ka mjetet e veta, ka edhe një gjyq të hapur me kompaninë, çfarë ndodh? Kërkohet ndihma e të njëjtës kompani për të shuar zjarret, që çuditërisht vetëm shtohen. Dje në një intervistë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ngriti supet kur u pyet lidhur me shpenzimet që do kushtojnë qeratë e mjeteve fluturues.

“Nuk e di! Varet nga orët, shërbimet, nuk e di,”-tha Çako duke e mbyllur me aq intervistën.

Rrjedhimisht lind pyetja; si ka mundësi që Ministria dhe Emergjencat Civiale nuk kanë marrë asnjë masë për kontrollin e zjarreve. Sidomos kur meterologët kanë bërë thirrje dhe kanë paralajmëruar se kjo verë do të jetë më përvëluesja e shënuar gjatë viteve të fundit. Tani ishte koha e duhur për të çuar mjetet për remont? Si ka mundësi që Ministria merr helikopterë borxh nga një kompani me të cilën ka një proces të hapur? Nuk ka tjetër? Dy ditë zjarre tregon sa i çorientuar është vërtetë shteti, tani që nuk ka as fqinjët për të na ndihmuar. Mesa duket nga tërmeti nuk është nxjerrë asnjë mësim dhe ende qëndrojmë në mëshirë të fatit. E keqja mos rëntë se ndryshe…!


 

(k.m/dosja.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme