Blackberry lanson zyrtarisht modelin Aurora

Sikurse ishte paralajmëruar, dega indoneziane e BlackBerry ka shfaqur zyrtarisht telefonin e ri të kompanisë, BlackBerry Aurora.

Përveç që është telefoni i parë që prodhohet në Indonesi, pajisja është e para nga kompania që sjell mundësinë e përdorimit të dy kartelave.

Sa i përket specifikave, pajisja fuqizohet nga Snapdragon 425 dhe ka ekran ‘touchscreen’ me 720p, të madhësisë 5.5 inç. RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB. Departamenti i kamerave përbëhet nga kamera kryesore me 13MP dhe kamera dytësore prej 8MP. Bateria prej 3,000 mAh mundëson funksionimin e telefonit.

Aurora punon me Android 7.0 Nougat dhe vjen në ngjyrë të zezë, të argjendtë dhe të artë. Çmimi i pajisjes është rreth 260 dollarë dhe për momentin mund të porositet vetëm në Indonezi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme