Liderët e Bashkimit Europian do të përgatiten të jenë më fleksibil në lirinë e lëvizjes në mënyrë që të akomodohet Britania e Madhe pas BREXIT-it, ka thënë ish-kryeministri britanik, Tony Blair, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se figura kyçe brenda BE-së i kanë thënë se do ta konsiderojnë qëndrimin e Britanisë në një treg të përbashkët.
Më parë, liderët e BE-së, kishin thënë se Britania nuk bën të qëndroj në tregun e përbashkët, pasi me daljen nga unioni do të limitohej lëvizja e njerëzve.
Por, në një artikull të Blair për institutin e tij ai shkruan; Francezët dhe gjermanët ndajnë disa shqetësime të njëjta me britanikët, ndaj do të bënin kompromise lirinë e lëvizjes”.