Blen makinë 70 mijë funtesh tërësisht me monedha [Foto]

Të gjithë kemi ëndërruar që të kemi një kuti kursimesh që ta mbushim me monedha. Por, një person në Kinë këtë ide e ka çuar në ekstrem duke blerë një makinë të re në vlerë prej 70 mijë funtesh krejtësisht me monedha.

 

U deshën 10 persona në dyqanin e makinave në provincën Liaoning dhe rreth 1 orë punë për të shkarkuar dhe rehatuar monedhat nga një kamion, të cilat peshuan 10 tonë, raporton “People’s Daily Online”.

Individi, i cili deshi të mbetej anonim, ka shfrytëzuar 1,320 pako të monedhave të mbështjella në letër të kafenjtë për të paguar makinën, transmeton Koha.net.

Por, përveç monedhave, ai pagoi edhe 2,100 funte të letrës.

Shumë radhë të pakove me monedha mbuluan sallën e ekspozitave, ndërsa stafit iu deshën disa orë për të numëruar paratë.

Fotografitë kanë pushtuar rrjetet sociale, sidomos në Kinë. Një përdorues, me emrin “GeekFan”, sugjeroi: “Blerësi duhet të jetë shef i ndonjë kompanie të transportit publik”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme