Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA emri që do ta përfundojë epokën e BDI – së në Zhelinë

Jursiti Blerim Sejdiu pritet të jetë kandidat potencial i Lëvizjes BESA për komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që janë paraparë të mbahen me 15 tetor, njofton portali Sakte.net

I njohur në opinion si personi që më së shumti e ngriti zërin nga Lëvizja BESA për tema që kryesisht kishin të bënin me gjyqësorin e politizuar, Sejdiu kohëve të fundit është tejet aktiv lidhur me problemet e Komunës së Zhelinës. Në rrjetin e tij social ai në vazhdimësi poston probleme që preokupojnë banorët e kësaj komune e cila udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kohë më parë, Sejdiu ishte përfshirë edhe në një polemikë të ashpër me kryetarin aktual të Zhelinës, Fatmir Izairi lidhur me rrezikun që kanoseshin nga zjarret në këtë zonë gjatë temperaturave të larta.
Sejdiu përndryshe është edhe udhëheqës i Departamentit të Drejtësisë në Lëvizjen BESA jurist me shumë përvojë në çështjet juridike.

Të kontaktuar nga portal Sakte.net, nga Lëvizja BESA as nuk e kanë mohuar dhe as pohuar një mundësi të tillë, duke thënë se aktualisht janë në fazën e finalizimit të emrave që do të garojnë në zgjedhjet locale.
Ndërkohë, në opinion përflitet se Reshat Aliu është kandidati i mundshëm i LR-PDSH-së.

Zhelina si fshat dhe 17 vendbanimet tjera fshatare formojnë komunën e Zhelinës me 24.390 banor (të dhëna këto sipas rregjistrimit të vitit 2002)/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme