Blerta Deliu ministre e Integrimeve

Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, është emëruar ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është emëruar ministër i kësaj ministrie.

Deliu-Kodra në postin e ri e zëvendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe më pas iu bashkua kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i lartë.

Ndërsa Ferat Shala, emërohet ministër pasi tash e disa javë e udhëheqë këtë ministri, në mungesë të ish-ministrit Ferid Agani, që dha dorëheqje pasi filloi një hetim gjyqësor ndaj ti.

Burime të Ekonomia Online brenda Zyrës së Kryeministrit kanë konfirmuar emërimet e reja. Po ashtu, pritet që edhe Uran Ismaili të marrë drejtimin e një ministrie që aktualisht drejtohet nga PDK-ja.

Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Kadri Veselit, duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Së fundmi, Ismali është emëruar nënkryetar i PDK-së.

Më herët, edhe një këshilltare e kryeparlamentarit Kadri Veseli – Dhurata Hoxha mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme