Blerta Rugova e godet prapë Mustafën: Këta dy matrapazë të sollën në krye të LDK’së

Blerta Kllokoqi-Rugova, gruaja e Ukë Rugovës, ka reaguar ndaj akuzave të Isa Mustafës për Astrit Haraqinë e Dardan Gashin.
Ajo ka thënë se kur Gashi e Haraqija ishin takuar dhe ndihmuar Isa Musatafën për të rrëzuar Fatmir Sejdiun nga pozita e Kryetarit të LDK’së, asnjëherë nuk i kishte quajtur matrapazë.

Blerta Rugova ka thënë se ishin pikërisht këta dy njerëz që të parët kishin kërkuar pozitën e Kryeministrit për LDK’në dhe në të njëjtën kohë i kishin ndihmuar Mustafës të bëhej Shef i Qeverisë.

Veç kësaj, ajo e ka pyetur Mustafës se cili është plani tjetër i tij për LDK’në pasi e rrënoi dhe e nxori të tretën në zgjedhjet e fundit.

Postimi i plotë:

I nderuari Kryeministër në detyrë Zt. Isa Mustafa,

Ata dy individë, që ju po i quani ‘matrapazë’, janë po ata dy individë që juve personalisht ua rregulluan terrenin për të ardhur në krye të LDK-së dhe në mënyrë shumë tinzarre të rrëzoni Fatmir Sejdiun nga posti i të parit të LDK-së. Por, ju u treguat më i zgjuar në atë kohë, njëjtë si me Fatmir Sejdiun, harruat takimet e shumta me këta dy ‘matrapazë’ që kishit dhe me të ardhur në pushtet që të dukeshit më hyjnor para elektoratit të LDK-së, këta nuk i pranuat më. Por, edhe para 3 viteve kur këta dy ‘matrapazë’ patën guximin të dalin të parët publikisht dhe të deklarojnë se LDK-së DUHET t’i takoj Kryeministri me çdo kusht, sërish ishit shumë i shkathët me kundërshtimet e juaja “KURRË KURRË”, vetëm që të fitoni në kohë dhe të kryeni pazaret vetë. Apo jo?!? Më vonë e dimë se çfarë ndodhi.

Por, t’i lëmë këta anash, boll ua ke punuar këtyre në elektorat. Çfarë të bëjmë tani që radhite LDK-në si partinë e tretë, nuk e di a e kryejtët misionin që kishit, apo keni edhe më tutje detyra nga shërbimet që ju mbajnë në pushtet ta zbresësh në 7, 8, 10%???

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme