Mediat e Beogradit kanë publikuar një fotografi të Behgjet Pacollit duke darkuar me ish-Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq duke thënë se darka ka qenë e fshehtë edhe pse të njëjtën fotografi kreu i AKR’së e ka publikuar në Facebook.
Mesiq ka qenë i ftuar që të marrë pjesë në Kongresin e AKR’së ndërkohë që Gazeta Blic shkruan se ai ka marrë shuma të mëdha parash për të kërkuar publikisht lirimin e Ramush Haradinajt.
Natyrisht gazeta e Beogradit “Blic” nuk ka prezantuar asnjë fakt për këtë. Mesiq ka qëndruar disa herë në Kosovë edhe në cilësinë e Presidentit edhe në kapacitet privat ndërkohë që gjerësisht konsiderohet si mik i shqiptarëve.
“Gjithashtu u informova dhe më interesonte për shokun dhe mikun tim të ngushtë, Haradinaj, për gjendjen e tij, ndonëse unë jam i bindur dhe mendoj që shumë shpejt miku im do të kthehet në Kosovë”, ka thënë Mesiq.