Blic.rs: Jabllanoviq po punon për Haradinajn

Shteti serb ka vazhduar propagandën në drejtim të politikanëve kosovarë, teksa së fundi ka bërë një propagandë të tillë edhe për politikanët serbë që nuk po i binden urdhrave të Aleksandar Vuçiq.

I fundit i cili nuk i është bindur urdhrave të dhëna nga ish-kryeministritashmë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është Aleksandar Jabllanoviq i cili gjatë të dielës që kaloi është arrestuar në Leposaviq, pasi kërcënoi me armë aktivistë të Listës Serbe të cilët po vendosnin postere të kësaj partie.

Në një raportim të fundit të Blic.rs është theksuar se, Aleksandar Jabllanoviq është nën ombrellën e liderit të AAK-së, njëherësh kandidatit për kryeministër të vendit, Ramush Haradinajt por edhe nën ombrellën e presidentit Hashim Thaçi, e që sipas tyre është arsye e lirimit të tij nga Policia edhe përkundër incidenteve të cilat i shkaktoi së fundi, shkruan Indeksonline.

Madje sipas këtyre të fundit, Jabllanoviq dy vite më parë, derisa ishte i pari i Listës Serbe, mori 100 mijë euro nga Haradinaj, duke argumentuar se ajo shumë e parave ishte për Listën Serbe e dyshimet janë se ato para ai i mbajti për vete.

Jabllanoviq është shkarkuar nga posti i kryetarit të Listës Serbe pasi ishte përfshirë në korrupsion dhe çështje që ishin në dëm të interesave të popullit serb.

Sipas blic.rs, Jabllanoviq bëri krijimin e Partisë së serbëve të Kosovës në mënyrë që të ndihmojë Hashim Thaçin që të krijojë Ushtrinë e Kosovës,  edhe pse  një gjë e tillë e kishte mohuar në një prononcim për të njëjtin medium serb.

Po ashtu Jabllanoviq ndër skandalet e tjera që kishte bërë ishte edhe thirrja e nënave gjakovare si “egërsira”, arsye kjo që qoi edhe në shkarkimin e tij nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme