Edhe pse këto ditë në mediat serbe u spekulua se qershori i këtij viti mund të jetë afati i fundit me të cilin, do të merret vendimi për dhënien e statusit diplomatik për stafin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni, shkruan Blici Beogradas.
Megjithatë, ajo që dihet është se e gjitha kjo është në një formë “kancer në plagë” dhe shumë shpesh një pengesë për marrëdhëniet serbo-amerikane e serbo-ruse, dhe çfarëdo që të bëjë me këtë rast, njëri prej këtyre vendimeve nga dy fuqitë e mëdha, nuk do të pranohet, përcjellë GazetaBlic.
Ai është i njohur me pozitën si ministër pa portofol për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviq, i cili, disa ditë më parë, ishte i vetmi që kishte thënë se stafit të kësaj Qendre duhej t’i ipet statusi diplomatik.
Përveç tij, ai që mbanë pozitën e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, kur u shënua pesë vjetori i punës së kësaj Qendre, tha se ky vendim do të duhej të sillej nga qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë,” duke vënë në qendër të vëmendjes se stafi i kësaj qendre ka rëndësi të veçantë për Serbinë.
Pavarësisht këtyre, pozita e Serbisë ende nuk dihet, përveç asaj se Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë që pritet një zgjidhje e shpejtë, për Qendrën Humanitare Serbo-Ruse. Kjo ka qenë para gjashtë muajve.
Zgjedhjen e çështjes së statusit të kësaj Qendre, e ka kërkuar Ambasadori Rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, dhe pritej që kjo të ishte një nga temat e takimit të dhjetorit, mes presidentëve serb dhe rus, Aleksandar Vuçiqit dhe Putinit, në Moskë, por publiku nuk e dimë nëse, dhe çka saktësisht është biseduar aty, përcjellë GazetaBlic.
Pavarësisht kësaj, Serbia mund të marrë një “pako” nga të dyja anët. Nëse Serbia i thotë “Jo” Rusisë, atëherë pritet që marrëdhëniet të ftohen mes të dyja palëve, e që do të kishte pasoja në bashkëpunimin e mundshëm ekonomik.
Po ashtu mund të ketë zvogëlim të mbështetjes në aktivitet e politikave të jashtme. Megjithatë, përcjellë GazetaBlic, nuk ka gjasa që kjo të bëjë që Rusia ta ndryshoj qëndrimin e saj ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, më së paku shkaku i Serbisë, e më së shumti shkaku, për shembull, i Krimesë që e bënë atë të mbetet si favori kryesorë për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Dhënia e imunitetit ndaj punonjësve të Qendrës gjithashtu mund të shihet si një çështje e vlerësimit të neutralitetit ushtarak dhe preferencës së Serbisë për vlerat perëndimore. / © Blic.rs – GazetaBlic /