BLICK: 5 gjëra që zviceranët mund të mësojnë nga shqiptarët

Drejtues të çmendur të veturave, njerëz që rrihen shpesh apo keqpërdorimit të sistemit social zviceran – shqiptarët në Zvicër duhet të përballen shpesh me këto paragjykime, shkruan e përditshmja zvicerane Blick.

Natyrisht që nuk janë të gjithë të tillë. Më poshtë 5 këshilla, cfarë mund të mësojë një zviceran nga një shqiptar, përcjellë GazetaMetro.net

1.Si duhet përnjëmend të festosh

A keni qenë ndonjëherë në një martesë shqiptare apo keni vizituar një klub shqiptar në Zvicër? Me rreth 500 mysafirë, ju jeni të ftuar përnjëmend të djersitesh. Nëse e hedh valle, do të braktisni më radhën. Shembull i tjetër i pëlqyeshëm? Tifozët ‘e shqiponjës me dy krena’ në Kampionatin Europian 2016 në Francë.

2.Krenaria kombëtare

Natyrisht që edhe zviceranët janë krenarë me vendin e tyre, por të shqiptarët kjo shkon një hap tutje. Në çdo të dytën fotografi ata paraqiten shenjën e shqiponjës me dy krena, dhe kurrë nuk është të tregosh se prej nga e ke prejardhjen.

Kur diçka shqiptare paraqitet në ndonjë film apo kënga ‘Bon Bon’ e Era Isterfit dëgjohet në radio, kjo e ngrohë shpirtin shqiptar.

3.Mikpritja

Një arsye më shumë për të vizituar Ballkanin. Kur njerëzit dëgjojnë që si një i huaj nga Zvicra ke shkuar atje, nuk je më një i huaj. Bëhesh pjesë e familjes. Diku një darke, diku tjetër një pijes dhe udhëtimi juaj në Ballkan do të rezultojë në dicka fatlume.

4.Familja e bashkuar

Për popullin shqiptar familja është më e rëndësishmja. Përderisa disa zvicerane me 18 vjet fillojnë të jetojnë vetëm dhe dëshirojnë të jenë të pavarur, të rinjtë shqiptarë qëndrojnë në shtëpi shpesh derisa të martohen. Jo pse janë përtacë për të vetëmbajtur (ndoshta pakëz) por sepse njeriu ndihet i obliguar të përkujdeset për prindërit, pasi ata deri në këtë kohë janë përkujdesur për ty. Lidhja e familjen nuk humbet kurrë. Vizitat e familjarëve ndodhin pothuaj për çdo javë.

5.Të luash futboll

Me keqardhje, por kjo thjeshtë duhej thënë. Lojtarët e Kombëtare së Zvicrës me prejardhje shqiptare kanë të gjithë ndikojnë në këtë. Si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Admir Mehmedi, të gjithë kanë kontrata me top-klube europiane. Është e qartë se janë mësuar të luajnë futboll në Zvicër, por një pjesë e talentit i vjen nga djepi shqiptar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme