Policët e Kosovës tash e tutje do të ndihen edhe më të sigurt. Ata në trupin e tyre do të kenë të veshur edhe jelekë antiplumbë.
Blerja e tyre këtij institucioni të sigurisë i ka kushtuar jo më pak se 1 milion e 600 mijë euro.
Furnizimin me këta jelekë do ta bëjnë tri kompani.
Policia e Kosovës do t’i shpenzojë 1 milion e 600 mijë euro që pjesëtarët e saj të jenë më të sigurt në punë, duke bartur me vete jelekë antiplumbë të brendshëm dhe të jashtëm.
Për blerjen e tyre Polica e Kosovës ka shpallur edhe tender publik.
Furnizimin më këta jelekë do ta bëjnë kompanitë “All zone shpk & Seyntex sa & Procpm shpk”, të cilat janë shpallur fituese në mesin e 6 kompanive.
Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanive fituese, që do ta zgjasë 36 muaj, do të nënshkruhet me datën 08.04.2017. /Express/