LEXO EDHE:
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka shprehur ngushëllime për gazetaren dhe fotografin e Fox News, të cilët u vranë derisa ishin shkuar për të raportuar në Ukrainë.
Ai ka thënë se ShBA-ja e dënon dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila ,sipas tij, po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë.
“Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që e rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Të vrarët janë fotoreporteri Pierre Zakrzewski 55 – vjeç, dhe gazetarja Oleksandra Kuvshinova 24 – vjeç.
Ata u vranë jashtë Kievit kur automjeti i tyre mori flakë nga trupat ruse, shkruan BBC.