Bllokada e paralajmëruar e tre pikave kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila duhej të zhvillohej të dielën, është anuluar, njoftoi Viktor Stojanov, president i Fondacionit të Maqedonisë Bullgare.
Sipas Stojanovit, institucionet vlerësuan se një bllokadë e mundshme e kalimeve kufitare Gjueshevo-Deve Bair, Stanke Lisichkovo-Delçevë dhe Zlatarevo-Novo Selo do të ishte kundërproduktive dhe do të krijonte tensione shtesë.
Anulimin e protestës e njoftoi edhe Shoqata Makam-Trans, e cila deklaroi se pret që trafiku i mallrave dhe pasagjerëve të vazhdojë pa ndërprerje.
The post Bllokada e paralajmëruar e tre pikave kufitare midis Bullgarisë dhe Maqedonisë është anuluar appeared first on Alsat.



