Bllokohet sërish Gjykata Speciale, ka një problem

Skadimi i mandatit të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwediman, ka bërë që kjo Gjykatë të zvarrisë edhe më tej fillimin e ngritjes së aktakuzave për “Krime lufte në Kosovë”.
Zyrtarë nga Prokuroria Speciale për “Zërin” thonë që Kwai Hong Ip është prokurori specialist i cili do të mbetet në këtë pozitë deri sa të zgjidhet një kryeprokuror i ri.

Në fund të muajit mars ka skaduar mandati i kryeprokurorit të Gjykatës Speciale David Schwendiman, i cili qysh nga kjo datë po zëvendësohet nga prokurori specialist Kwai Hong Ip. Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Kwai Hong Ip është prokurori specialist i Veprimit dhe do të mbetet në këtë pozitë derisa të zgjidhet një kryeprokuror i ri, por deri sa kjo të ndodhë kompetencat e Hong Ipit do të jenë të njëjta siç ishin të Schwedimanit.”.

Në anën tjetër organizuesit e këtij procesi, zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian i kanë thënë “Zërit” që procesi i rekrutimit për emërimin e një prokurori të ri specialist është në vazhdim dhe pritet që ditëve në vazhdim të propozohen kandidatët e denjë për këtë pozitë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme