Bllokuan qarkullimin prej disa minutash, qytetarët mbyllin protestën dhe largohen nga rruga pranë Gjykatës së Lartë

Një grup qytetarësh që bllokuan rrugën dhe kalimin e automjeteve në kryqëzimin tek “Myslym Shyri”, pranë Gjykatës së Lartë, janë larguar prej andej rreth orës 14:00.


Në këtë mënyrë ata i dhanë fund protestës këtë të dielë, në ditën e pestë të saj. Një grup të rinjsh u përplasën me policinë që ndërhyri për të zhbllokuar qarkullimin.

Protesta nisi në orën 11:00 në Sheshin Skënderbej, më pas vijoi me marshimin tek Kryeministria ku folën një grup qytetarësh dhe aktivistësh.

Pas afro dy orësh, në orën 13:00 protestuesit u larguan nga Kryeministria dhe një pjesë e tyre u drejtuan për në rrugën “Myslym Shyri” ku dhe bllokuan rrugën dhe pati tensione me efektivët e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme