Penguan qarkullimin duke bllokuar disa rrugë, Policia e Tiranës procedon 6 persona:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dalë sot në një njoftim zyrtar për protestën e djeshme që u zhvillua në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se janë proceduar penalisht 6 shtetas.
“Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, dhe prishën rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 6 shtetas. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 11 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, proceduan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: – E. D., 33 vjeç, R. R., 25 vjeç, B. M., 19 vjeç, L. Xh., 29 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe B. M., 20 vjeç. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 11 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Bllokuan rrugën gjatë protestës për çmimet, Policia procedon 10 qytetarë në Korçë:
Policia e Korçës ka dalë sot në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që u zhvillua dje në këtë qytet. Kështu, ka nisur procedimi penal për 10 persona, të cilët akuzohen se penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme për çmimet dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së ditës së djeshme dhe kundërshtuan e nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të zhbllokuar rrugën, procedohen penalisht 10 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për shtetasit E. S., 63 vjeç; O. P., 16 vjeç; E. J., 26 vjeç; E. D., 43 vjeç; M. G., 32 vjeç; M. S., 18 vjeç; M. B., 42 vjeçe; Xh. Xh., 24 vjeç; Y. P., 29 vjeç dhe F. B., 21 vjeç. Këta shtetas ditën e djeshme, janë organizuar dhe kanë zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit të Korçës, e cila më pas ka kaluar edhe në zona të tjera të qytetit, ku kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe gjatë thirrjes së policisë për zhbllokimin e rrugës, këta shtetas kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.”
Bllokuan rrugën në Lushnje gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve, nën hetim 13 persona:
13 persona janë vënë në hetim pasi gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve bllokuar rrugën në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Sipas policisë, janë proceduar penalisht: A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Protesta kundër rritjes së çmimeve në Dibër, arrestohen 5 persona, 16 nën hetim:
Pesë persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë janë vënë nën hetim në Dibër, pasi morën pjesën në protestën e një ditë më parë kundër rritjes së çmimeve.
Janë arrestuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.
Si dhe filloi procedimi penal për: B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç, M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç, Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.



