Bloomberg premton 4.5 milionë dollarë për Marrëveshjen e Parisit

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, miliarderi dhe filantropi, Michael Bloomberg u angazhua të jepte 4,5 milionë dollarë për të përmbushur angazhimet e SHBA për Marrëveshjen e Parisit për klimën, që Donald Trump ka vendosur të largohet.

“Amerika ka marrë një angazhim dhe si amerikan mendoj se nëse qeveria nuk e bën, ne të gjithë kemi një përgjegjësi”, theksoi Bloomberg për stacionin televiziv CBS.

“Unë mund ta bëj”, shtoi biznesmeni.

“Po, do t’u dërgoj atyre një çek për fondet që Amerika kishte premtuar për organizatën, sikur ta kishte marrë nga qeveria federale”, theksoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte njoftuar më herët se SHBA-ja do të tërhiqej nga marrëveshja historike e nënshkruar nga 195 vende në Paris në dhjetor 2015 nën drejtimin e OKB-së, përcjell Atsh.

Disa ditë pas këtij njoftimi, Michael Bloomberg kishte dërguar në Kombet e Bashkuara një letër të nënshkruar nga më shumë se 1 000 organizata, kompani dhe autoritete lokale, të gatshme për të reduktuar emetimet e tyre të gazit me efekt serrë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme