BMW bashkon forcat me Intel për veturat autonome

Si pjesë e programit të testimit, së shpejti 40 modele BMW Series 7 pa shoferë do të përgatiten për të qarkulluar nëpër rrugët e Shteteve të Bashkuara.

 

Ky është rezultat i bashkëpunimit në mes të prodhuesit prestigjioz gjerman BMW dhe kompanisë së njohur të teknologjisë, Intel, transmeton Koha.net.

Të gjitha këto 40 modele janë të pajisur me sistemin e Intelit për procesim, sistem i cili mund të procesojë të dhënat deri në katër terabajt për 90 minuta.

Gjithashtu, këto modelet do të përdorin edhe kamerat dhe radarin nga kompania Mobileye.

Shumica e të dhënave do të procesohen në veturë, ndërsa një pjesë e të dhënave do të dërgohet edhe në sistemin qendror ku do të shfrytëzohen kryesisht për diagnostifikim parandalues dhe për përditësimin e hartave për rrugë.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është lejimi që Inteli të zhvillojë ‘një platformë bazike funksionale’ për veturat pa shoferë të cilat do ta merrnin pastaj prodhuesit e veturave si licencë”, ka thënë Marcie Miller, zëdhënësja e Intelit.

Modelet e reja BMW Series 7, po ashtu, do të jenë të pajisur edhe me teknologjinë 5G të kompanisë Ericson, teknologji e cila është e njohur për siguri në komunikacion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme