BMW X2 ekskluziv i projektuar nga Maxklusiv

Autosalloni gjerman Müller, në Buchen Hettingen, ka prezantuar modelin e tij të parë të modifikuar – BMW X2.

Përgjegjës për këtë projekt është kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Maxklusiv Gmbh, e cila ka bërë një ndryshim drastik të këtij modeli tërheqës të BMW-së, transmeton Koha.net. Ndryshimet dallohen në shikim të parë: eksterieri me ngjyrë shkëlqyese kromi, si dhe shihet se vetura është shumë e ulët, pothuajse përtokë.

Ky BMW X2 është shumë i ulët falë amortizatorëve “G-Ride” me ajër, të cilat shoferit i mundësojnë që ta ulin apo rrisin nivelin e lartësisë së veturës sipas dëshirës. Po ashtu, ky X2 vjen edhe me rrotat e veçanta 21-inç nga “mbDesign” me ngjyrë shkëlqyese kromi, sikurse e eksterierit.

Gjithashtu, eksterieri me ngjyrë shkëlqyese kromi është e kombinuar me çatinë ngjyrë të zezë, maskën e përparme të zezë dhe pasqyrat me ngjyrë të zezë, si dhe logot e vegjël “X2” në derën e bagazhit. Sistemi i shkarkimit të gazrave dhe disa elemente të tjera te ky BMW X2 janë projektuar nga Maxklusiv.

Nuk ka informacione lidhur me përforcimin e motorit, por nuk do të ishte befasi nëse në të ardhmen do të shohim projektet e tilla me top motorin 231 kuajfuqish, i cili është në dispozicion në familjen e X2, të përforcuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme