Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot po qëndron për vizitë pune në Sofje, Republika e Bullgarisë, ku u mbajt takimi i dytë i Grupit të punës për transport, energjetikë dhe vetëqeverisje lokale mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë
– Advertisements –
Siç bëri të ditur Ministra e Transportit dhe Lidhjeve, në kuadër të grupit të punës për infrastrukturë dhe transport rrugor i udhëhequr nga ministri Boçvarski, të dyja palët janë pajtuar në rritjen e kuotës së lejeve në 1.500 leje vjetore për transport të mallrave për edhe nga vendet e treta. Gjithashtu, Komisioni ka bërë përparim të dukshëm në negociatat për liberalizim të plotë të transportit të mallrave.
Për nesër është paraparë vizita e delegacionit të Republikës së Bullgarisë i përbërë nga ministri i Transportit dhe Komunikimeve, Nikollaj Sabev, ministri i Turizmit, Hristo Prodanov, së bashku me tridhjetë tur operatorë, në të cilin do të mbahet një takimin ku do të bisedohet për zhvillimin e turizmit mes të dyja vendeve.
“Në pjesën e zhvillimit infrastrukturor. të dyja palët kanë rëndë dakord që të inicohet një takim me përfaqësues së Komisionit Evropian në drejtim të mbështetjes financiare për ndërtimin e korridorit Sofje – Shkup – Tiranë – Durrës, i cili do të kontribuonte për lidhje më të mirë dhe zhvillim të shpejtë ekonomik të rajonit”, theksohet në kumtesë.
Në grupin e punës, siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, mori pjesë edhe ministri i vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, ku së bashku me kolegun bullgar Grozdan Karadzhov, biseduan për bashkëpunimin e mëtejshëm mes të dyja vendeve në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe realizimin e projekteve të financuara nga komponenta IPA 3, si dhe për hapjen e pikës kufitare Klepalo afër Berovës.
Në lidhje me bashkëpunimin në sektorin energjetik, ku mori pjesë drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi, u dakordua përpunimi i studimit të fizibilitetit për ndërtimin e interkonektorit Strumicë – Petriç. Të dyja palët ranë dakord për përdorimin e kapaciteteve të rezervuarëve për gaz natyror të Republikës së Bullgarisë, si dhe për partneritet të përbashkët në ndërtimin e terminalit LNG në Aleksandropolis, Republika e Greqisë.