Procedurat për legalizimin e objekteve pa leje të nisura me zgjidhjen e mëparshme ligjore janë në vazhdim dhe do të vazhdojnë të zgjidhen sipas ligjit të vjetër, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. .
“Për ato procedura tashmë janë dorëzuar kërkesat nga periudha paraprake dhe ai ligj është i vlefshëm për të përfunduar procedurat e dorëzuara nga qytetarët në atë periudhë kur kanë mundur të paraqesin kërkesa dhe do të përfundojnë sipas atij ligji. Në ato parametra, në ato kushte, siç janë dorezuar nga qytetarët”, tha Boçvarski.