Boeing pranon se ka qenë në dijeni për problemet e aeroplanëve “737 Max”

Prodhuesi i njohur i aeroplanëve, kompania “Boeing”, ka pranuar se ka qenë në dijeni për problemet e modelit “737 Max” një vit para se të ndodhnin dy aksidentet fatale me këta aeroplanë, por nuk mori masa.

Kompania tha se në mënyrë të paqëllimshme e ka bërë opsionale një veçori të alarmit, në vend që ta bënte pjesë të të gjithë aeroplanëve. Sidoqoftë, zyrtarët e saj këmbëngulën se kjo gjë nuk ka ndikuar në sigurinë e fluturimeve.

Të gjithë aeroplanët e tipit “Boeing 737 Max” u tërhoqën nga përdorimi në muajin mars pasi një aeroplan i kompanisë së fluturimeve “Ethiopian Airlines” u rrëzua në Etiopi, duke e shkaktuar vdekjen e 157 njerëzve.

Pesë muaj para këtij aksidenti, 189 njerëz humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit të të njëjtit model që i përkiste kompanisë “Lion Air”.

Raportohet se në tërë botën fluturonin 387 aeroplanë të tipit “Boeing 737 Max” në kohën kur u mor vendimi për largimin e tyre nga përdorimi, shkruan “BBC”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme