Bogoevski sot duhet të përballet në Gjykatë me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ish shefi Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 2, duhet të përballet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ndërkaq më pas edhe me ish zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi, të cilët e padisin për shpifje, për shkak të dhënies së deklaratës së Bogoevskit përpara Gjykatës së Njujorkut për rastin “Magjar Telekom”, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, para tre muajve janë mbajtur dy seanca parapërgatitore në të cilat, Ali Ahmeti ka këruar 3 milionë denarë, ndërkaq Musa Xhaferi 2.5 milionë denarë si dëmshpërblim, për deklaratën, sipas së cilës ka thënë se funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm, në vitin 2005 u është paguar ryshfet për rastin “Magjar Telekom”.

Avokati mbrojtës, Valentin Zafirov tha se kjo procedurë e ka historikun e saj dhe se këto padi janë ngritur në interes të fushatës politike për zgjedhjet.

“Nëse do të donin që në kohë të fillonte procedura edhe padia do të duhej të bëhej në kohë dhe lënda do të kryhej. Paditësit në njërën lëndë kërkojnë 3 milion denarë dhe në të dytin 2.5 milion denarë. Kjo është për shkak se bëhet një procedurë tjetër në gjykatën e SHBA-së dhe tentojnë që me anë të padive ta amortizojnë”, deklaroi avokati Zafirov.

Ndryshe, Bogoeski ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër atyre që kanë ngritur padi, sepse, siç tha ai, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë dhe SHBA-së për padi, nuk është e lejuar dhe se e njëjta vlerësohet si presion ndaj dëshmitarëve.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, thotë se drejtorët ekzekutiv të “Magjar Telekomit”, me marrëveshje të falsifikuara i kanë korruptuar funksionarët në vitet 2005 dhe 2006. Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove./Portalb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme