Petar Bogojeski largohet nga Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitetin.
Kjo ndodh dy muaj e gjysmë pasi ai u emërua drejtor. Ai e bëri të ditur vetë këtë, duke ndarë një fotografi me kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilën thekson se bëhet fjalë për një marrëveshje të arritur mes partnerëve të koalicionit dhe se ai do të udhëheqë një institucion tjetër.
Pas emërimit të tij, Komisioni Evropian deklaroi se do të kërkojë shpjegim nga ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, lidhur me emërimin e Bogojeskit, pasi në opinionin publik pati reagime për qëndrimet e tij të shprehura në rrjetet sociale.