Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, doganierët e Maqedonisë së Veriut kanë sekuestruar 11.800 dollarë nga një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut.
Të njëjtit, tentuan kalimin e pikës kufitare “Bogorodicë” me 16.000 dollarë.
“Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit janë gjetur 16 mijë dollarë. Sipas Ligjit për Çështje Devizore, të dy personave u janë kthyer 2.100 dollarë, ndërsa 11.800 dollarët e mbetura janë konfiskuar përkohësisht”, thonë nga Drejtoria e Doganave.