Kandidati i pjesës më të madhe të opozitës për president, Mlladen Bojaniq, pas shpalljes së fitores së kandidatit të DPS-së, ka thënë se nuk do të urojë Millo Gjukanoviq për fitore në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Ai është shprehur krenar me rezultatin e arritur në zgjedhje, duke thënë se për kundërshtar kishte një njeri që “ka kapur institucionet dhe shtetin”.
“Do të vazhdoj të luftoj dhe kjo është bazë e mirë për luftën e re. Kemi vendosur një retorikë të re, Mali i Zi këtë nuk e ka njohur. Do të vazhdoj të çlirojmë Malin e Zi nga diktatura e Millo Gjukanoviqit”, u shpreh Bojaniq.
Më herët, DPS ka shpallur fitoren e Gjukanoviq për të parin e vendit, në zgjedhjet e sotme, të tretat me radhë, pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.