Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit prej sot ka nisur bojkotimi i mësimit. Sipas këshillit iniciues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi i shkollës e cila për momentin figuron si shkollë periferike e shkollës qendrore të fshatit Studeniçan. Banorët e fshatit Moranë të revoltuar thanë për Alsat se kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisur që në vitin 2014 dhe e njëjta i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Gjithashtu, banorët thanë se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt nga ana e komunës. Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve. /Alsat.mk