Bojkotimi i seancave pas dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, shtyhet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.


Shkak për shtyerjen e seancës është bërë  vendimi i Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunimit brutal të kolegut të tre, avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet prej gati një jave në intubim, tashmë në një spital privat në Athinë.

Sakaq, sipas njoftimit, senaca ndaj Paplekajt pritet të zhvillohet në datë 21 qershor, në orën 09:30.

“Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se:

Sot me date 05.06.2024, ora 09:30, ishte planifikuar seanca gjyqësore e cështjes penale ndaj te pandehurve Arbër Paplekaj, etj.

Mbi bazën e vendimit nr. 1, datë 04.06.2024 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për “Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale….”, seanca gjyqësore u shty në datë 21.06.2024, ora 09:30.

Ju faleminderit!”, njofton gjykata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme