Mediat serbe kanë vazhduar propagandën kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Gazeta serbe Informer sërish ka publikuar një bisedë të Boki13, i cili ka deklaruar se e dinë se si vjedhin Zaevi dhe Haradinaj.
Boki 13 dhe Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kicec, të cilët dyshohen në çështjen “Reketi” janë në paraburgim.
Ata akuzohen për marrjen e një çmimi për ndikim të paligjshëm, dhe Boki edhe për pastrim parash.
Hetimi i çështjes po vazhdon dhe pritet që ai të zgjerohet.
Mediav serbe dhe sponzoruesve të tyre duket qartë se ju ka penguar një miqësi dhe takimet e shpeshta mes Ramushit dhe Zaevit.