Gjatë ditës së djeshme në media bëri bujë lajmi se disa pako të dyshimta, me eksplozivë, janë dërguar në shtëpitë e Barack Obamas, Hillary Clinton dhe në zyret e rrjetit televiziv CNN.
Policia gjatë ditës së sotme ka treguar se një pako e dyshimtë u dërgua edhe në një ndërtesë e cila është në pronësi të Rober de Niros, transmeton gazetametro.net.
De Niro ka qenë një kritik i vazhdueshëm i presidentit Trump, madje edhe e ka sharë atë disa herë publikisht.
CBS News ka raportuar gjatë se enjtes se një pajisje eksplozive është gjetur edhe në shtëpinë e ish-presidentit Joe Biden, përcjell gazetametro.net.
FBI ka filluar hetimet, por akoma nuk ka ardhur në një përfundim se kush mund t’i ketë dërguar ato.
Ndërsa, rreth kësaj çështje ka komentuar edhe presidenti Donald Trump.
‘Ne do t’i vendosim fajtorët para drejtësisë’, ka thënë ai.
Nuk dihet nëse është rastësi, por të gjitha 9 pakot e dyshimta janë të dërguara tek kritikë të ndryshëm të presidentit Trump.




