Bombë në shtëpinë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok

Një mjet shpërthyes është hedhur sot në shtëpinë e dy serbëve në Zubin Potok, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njoftimin e raporton portali KoSSev, i cili thekson se lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në shtëpinë e S.T. dhe P.R. bombat janë hedhur rreth orës dy. Nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale, raporton ky portal, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës ka nisur operacionin “Unaza e çeliktë” në ndjekje të të dyshuarve, që vetëkupton bllokimin e drejtimeve rrugore nëpër të cilat kanë mundur të ikin, si dhe kontrollin e automjeteve dhe të personave në to.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme